Prej orës 9 të mëngjesit të sotëm ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ndodhet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku po kërkon lirinë, pavarësisht se Prokuroria kërkoi 12 vite burg.
Ndërkohë që trupi gjykues ka marrë pushim për seancën e maratonë që po zhvillohet, ish ministri Saimir Tahiri është parë jashtë dyerve të Gjykatës së Krimeve të Rënda nën shoqërinë e avokatit të tij dhe të gazetarëve.
Burime bëjnë me dije se ish-ministri ka pyetur gazetarët se si iu është dukur mbrojtja, ndërkohë që e ka cilësuar si absurd vendimin e Prokurorisë për ta dënuar me 12 vite burg.
Madje më tej Tahiri është shprehur se: “Do të bëjë edhe unë një rrëmujë, nuk do të kalojë gjithçka kaq qetë.”
Avokati i ish-ministrit të Brendshëm të Saimir Tahirit, Maksa Haxhia në një prononcim për mediat deklaroi se nëse dënohet Tahiri do të veprohet sipas ligjit duke ndjekur shkallët e gjyqësorit. Gjithashtu ai është shprehur se e dinin pretencën e Prokurorise që 7 muaj më parë.
“Respekti ndaj ligjit do të respektojmë të drejtën për tu anukuar dhe të drejtën për t’ju drejtuar trupës gjykuese. Ne sollëm një material që të pushonte hetimin dhe gjykimin e kësaj çështje. Ai i është përkushtuar mbrojtjes.Të gjitha materialet e prokurorisë ishin copy-paste dhe jo të bëra mirë, prokuroria po të kishte pak dinjitet do të pushonte hetimin. Gjergj Kohila i ka dërguar e-mail prokurorit që ishte në seancë për Mojsi Habilajn. E-mail ja ka dërguar para tre vjetësh.”– u shpreh ndër të tjera Maks Haxhia.
Pyetje: Dmth nuk ka asnjë prove të re?
Maks Haxhia: Absolutisht! Madje ajo që ndjej keqardhje profesionale është që Prokuroria ka sjellë të gjitha materialet e Italisë, ndërkohë që ato janë materiale janë gjykuar nga autoritetet italiane dhe ka qenë vetë prokuroria që i është drejtuar Gjykatës italiane që të pushojë çështjen. Gjykata italiane i ka mbajtur 6 muaj në dorë, i ka studiuar mirë dhe ka vendosur pushim të çështjes në ngarkim të Tahirit.