Ish-deputeti tregon kush do ta digjte Kuvendin….

0
113

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, foli rreth negociatave të mundshme me Partinë Socialiste mbi krizën politike në vend, dhe se cila palë po e refuzon një dialog të mundshëm. Në një intervistë për Top Channel ai tregoi nëse ka negociata mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

“Të gjithë të dhënat të cojnë se Rama ka refuzuar për të zgjidhur krizën politike në këtë vend, për të mbajtur pushtetin dhe mbrojtur pushtetin e tij personal duke refuzuar që të pranojë kushtet. Ne jemi te vetmit sot, që kemi paraqitur një platformë për kushtet që mund të dialogohet”, deklaroi Salianji.

Ish- deputeti demokrat hedh poshtë akuzat se protestat e opozitës jashtëparlamentare dëmontojnë negociatat me Bashkimin Europian. “Padiskutim qe mjegullnaja që protestat kanë të bëjnë me datën e negociatave ështe e kotë. Protestat vetëm e shëndoshin demokracinë dhe transmetojnë pozitivitet. Për 50 vite nuk kemi pasur protesta në Shqipëri, por nuk ka pasur anëtarësim apo përpjekje për anëtarësim por ka pasur izolim total”, u shpreh ish-deputeti

Një ditë pasi Presidenti Ilir Meta foli për skenarin e djegies së Parlamentit në protestën e 8 qershorit të opozitës së bashkuar, Salianji tergon se kush synonte vinte flakën Kuvendi.

“Nga komisioni hetimor i zhurmës, që do heqë vëmendjen nga skandalet qeveritare apo kryebashkiakët inkriminuar, kuptova që Presidenti e krahasoi atë me djegien e Rajshtagut gjerman ku djegia e sallës së seancave planere u shfrytëzua nga nacional-socialistët për të vendosur një diktaturë. Ka qënë informacion sic e tregon historia që Presidenti ka pasur informacion nga shërbimet që vetë qeveria, apo Kryeministri ti vendosnin flakën Parlamentit që të avanconin me akte të tjera në kundërshtim më Kushtetutën”, përfundoi Salianji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here