Pak përpara se Presidenti Ilir Meta të niste dëshminë e tij në Komisionin Hetimor Parlamentar, një tjetër lajm i rëndësishëm po konsumohej në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Kryeministri Edi Rama po kritikonte ashpër deputetët e tij, duke u thënë se socialistët rrezikojnë të humbasin pushtetin.
Interpretimi në shumicën e mediave ishte se kryeministri po tenton sërish të kalojë përgjegjësinë nga vetja, në drejtim të të tjerëve, në këtë rast në drejtim të deputetëve dhe drejtorëve.
Karikatura goditese e Bujar Kapexhiut