Prej tre muajsh e zhdukur, 15-vjeçarja kontakton me nënën: Jam me të dashurin, thuaji babit…

0
108

Një adoleshente nga Kosova që ka mbi tre muaj që rezulton e zhdukur, ka mundur të kontaktojë me familjen e saj.

15-vjeçarja nga Gjakova, Yllka Derri, ka telefonuar nënën e saj dhe i ka treguar se ndodhet me të dashurin e saj.

Sipas asaj që shkruajnë mediat kosovare, e reja i ka thënë nënës se e ka siguruar telefonin në mënyrë të fshehtë dhe se dëshiron të flasë me të atin.

Ajo mësohet të ketë thënë: “Thuj babit le t’më thirr në këtë numër, se e kom marr telefonin tinëz.”, shkruan joq.

Menjëherë pas marrjes së këtij mesazhi nga vajza e tyre, familjarët e adoleshentes i janë drejtuar policisë.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here