Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar sonte në Opinion në Tv Klan duke folur për zhvillimet e fundit poltike në vend. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse me 30 qershorin a ka mundësi për një koalicion PD-PS, Berisha e mohoi në mënyrë kategorike një gjë të tillë.
“Në të gjithë vlerësimin tim nuk mund të ketë një koalicion të tillë pasi do të ishte asgjë tjetër ‘colpo di grazia’ apo goditja e mëshirës për sistemin e demokracisë shqiptare”, tha Berisha.