E FUNDIT/ Pas PD, edhe LSI jep alarmin: Tirana pa ujë, rrezik për epidemi infektive!

0
112

Pas PD, edhe LSI akuzon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, se ka lënë pa ujë të pijshëm qytetarët e kryeqytetit. Ish-kreytari i Grupit të Këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës, Eltjon Halimi, tha në një deklaratë për media se qyteti po vuan nga mungesa e ujit të pijshëm, duke shkaktuar probleme të përditshme në jetën e qytetarëve.

“Jemi përpara faktit ku shumë banorë, nisur nga kjo situatë detyrohen të blejnë ujë nëpër bote, të cilat janë të rrezikshme për shëndetin human, pasi janë të pakontrolluara dhe mund të përhapin epidemi infektive”, tha Halimi.

Deklarata e plotë:

Qytetarët e Tiranës po vazhdojnë ende çdo ditë që të përballen me mungesën e theksuar të ujit të pijshëm. Çdo ditë pranë Këshilltarëve të LSI-së vijnë ankesa nga çdo zonë e qytetit , për mos furnizim me ujë të pijshëm, ndërkohë që faturat e ujit rriten përditë, duke rënduar buxhetin e familjeve të thjeshta.

Në Këshillin Bashkiak, në korrik të 2017, ku edhe u miratua rritja e çmimit të ujit, u premtua nga Bashkia e Tiranës, që kjo rritje çmimi bëhej pikërisht për investime dhe 24 orë ujë në ditë!
Por sot, 2 vjet më pas, fatkeqësisht jemi përballë një situate, ku qyteti ynë vuan nga mungesa e ujit të pijshëm, duke shkaktuar probleme të përditshme në jetën e qytetarëve.
Jemi përpara faktit ku shumë banorë, nisur nga kjo situatë detyrohen të blejnë ujë nëpër bote, të cilat janë të rrezikshme për shëndetin human, pasi janë të pakontrolluara dhe mund të përhapin epidemi infektive.

LSI i kërkon Kryetarit të Bashkisë që fondet nga taksapaguesit të mos përdoren për fasada që iu del shpejt boja, por për investime reale në rrjetin e ujësjellësit, në mënyrë që 2020 ta gjejë Tiranën me ujë 24 orë, si çdo qytet tjetër europian, ku duam të integrohemi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here