12 shtator 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në Juglindje ku do të ketë rreshje të izoluara të pakta. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 13/28°C
Zonat e ulëta 15/33°C
Zonat bregdetare 20/31°C