Pas debatit në emisionin Pressing në T7, Dardan Molliqaj i PSD’së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes janë përleshur fizikisht.
Molliqaj dhe Abazi i kanë vazhduar përplasjet mes vete edhe pas përfundimit të emisionit.
Pas ofendimeve, debati i tyre ka eskaluar në fizike.
Autori i emisionit, Leonard Kerquki, ka thënë se i vjen keq për cka ka ndodhur pas emisionit.
Kërquki tregon se sipas asaj që ka thënë Abazi, Molliqaj dhe shoqëruesi i tij e kanë sulmuar. Mirëpo akoma nuk është marrë versioni i Molliqajt.
Kujtojmë se Dardan Molliqaj është bashkëshorti i Ministres së Arsimit, Besa Shahini.
Gazeta Express