Për aksidentin te “Sheshi Shqiponja” ku u gjet e përmbysur një makinë luksoze dhe shoferi nuk ndodhej aty pas mbërritjes së policisë, kanë dalë detaje të reja.
Sipas Policisë drejtuesi i mjetit tashmë ndodhet në spital dhe është 34-vjeçari me iniciale E. D. banues në Shkodër.
Por burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ishte person i shpallur në kërkim, pasi dyshohet i përfshirë në shumë ngjarje kriminale.
Madje dyshohet se edhe makinën e ka vjedhur. Duhet të themi se me të njëjtat tagra ‘H 001 CH/199’, ekziston edhe në një automjet tjetër në Rusi.
Automjeti me të njëjtat targa në Rusi është i tipit ‘Bently’ dhe kjo është e paqartë se si të njëjtat targa ekzistojnë në dy makina të ndryshme. Për këtë ngjarje ngrihen shumë dyshime.