Qeveria e Çekisë: Nuk kemi arsye të tërheqim njohjen e Kosovës!

0
146

Ministri i Jashtëm çek Tomas Petriçek tha sot se nuk sheh ndonjë arsye pse Republika Çeke do të tërhiqte njohjen e Kosovës, por do të bisedojë me presidentin Milos Zeman i cili dëshiron të ngrejë çështjen e tërheqjes së njohjes së Çekisë sepse nuk i pëlqen Kosova, raporton Danas, transmeton zeri.info.

“Megjithëse nuk shoh ndonjë arsye për një debat të tillë në këtë kohë, sepse situata në Ballkan nuk ka ndryshuar në mënyrë dramatike, unë do të jem i lumtur të diskutoj mendimin e tij me presidentin. Republika Çeke mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Ne e njohëm Kosovën në vitin 2008 dhe është në interes të sigurisë sonë dhe transparencës së politikës sonë të jashtme të mos ndryshojmë asgjë atje”, tha Petriçek për gazetën çeke Pravo.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit çek Radek Vondracek tha në lidhje me deklaratën e Zemanit në Beograd se presidenti Zeman kishte prezantuar vetëm mendimin e tij, të cilin ai tashmë e përfaqëson aq gjatë dhe e kupton atë, por që Republika Çeke më parë duhet të mbështesë dialogun dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor.

“Tërheqja e njohjes është çështje për çdo shtet sovran, siç është edhe njohja. Por nuk mendoj se do të lëvizte apo zgjidhej disi pozitivisht situata në Kosovë”, tha Vondracek, nga partia qeverisëse ANO.

Kryetari i Dhomës së Sipërme të Senatit, Jaroslav Kubera, tha sot se kjo do të ishte një debat për asgjë, sepse presidenti Zeman deklaroi atë vetëm që t’iu pëlqente serbëve dhe nuk ka fuqi të bëjë asgjë në lidhje me të.

Kreu i shtetit nuk pyetet pasi thjesht ka një rol ceremonial rikujtoi ministri çek i Punëve të Brendshme, Jan Hamacek, i cili shoqërohet nga presidenti Zeman në Beograd.

“Qëndrimi i presidentit ndaj Kosovës është i njohur prej kohësh. Politika e jashtme është përgjegjësi e qeverisë. Njohja u vendos nga qeveria e Mirek Topolanek. Çdo hap tjetër është përsëri përgjegjësi e qeverisë”, tha Hamacek

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here