Deputeti jep recetën: Sistemi i vetingut që nxjerr vendin nga kriza…

0
127

Deputeti Lefter Maliqi shprehet se kryeministri Edi Rama po refuzon dy sisteme të vetingut në politikë. I pari është ai i drejtpërdrejti, ndërsa i dyti ndryshimi i sistemit elektoral, shprehet Maliqi. Zbatimi i të dytit, sipas deputetit, i jep fund krizës politike dhe ekonomike në vend.

“Le t’ia lënë në dorë vetingun popullit (elektoratit), duke ndryshuar sistemin elektoral në mazhoritar të pastër me 100 deputetë në 100 zona elektorale. Populli ua bën vetë vetingun deputetëve, me votë, pasi voton dhe zgjedh vetëm përfaqësues që gjykon se kanë integritet, aftësi profesionale, ndershmëri, popullaritet dhe që kanë lëne gjurmë për mirë në karrierën e tyre ne zonat e tyre. Në fund të fundit, ky është vetingu, çfarë ke bërë deri tani dhe si. Populli është i mençur, shumë më i mençur se shumë parlamente bashkë”, shprehet Maliqi.

Por, sipas deputetit, as këtë veting nuk e do Rama, pasi e fundos atë dhe Rilindjen e tij.

“Kriza aktuale e rendë politike dhe ekonomike zgjidhet vetëm me ndryshimin e sistemit elektoral aktual, pasi deputetët janë kthyer në vegla qorre dhe shërbëtorë të Ramës dhe jo te popullit”, e mbyll Maliqi postimin në Facebook.

Reagimi i Maliqit

Vetingu në politikë mund të bëhet edhe me votën e popullit, meqenëse Rama nuk do që të bëhet me votën e parlamentit të kapur e të dështuar.

Pse kanë frikë nga vetingu në politikë Rama dhe sheikët e tij qeveritarë që harxhojnë miliona në hotelet luksoze të Evropës me taksat e shqiptareve?

Nëse nuk e bëjnë vetingun në politikë, ngaqë i nxjerr zbuluar dhe jashtë politikës për shkak të korrupsionit, pasurive te paligjshme, etj., le t’ia lënë në dorë vetingun popullit (elektoratit), duke ndryshuar sistemin elektoral në mazhoritar të pastër me 100 deputetë në 100 zona elektorale. Populli ua bën vetë vetingun deputetëve, me votë, pasi voton dhe zgjedh vetëm përfaqësues që gjykon se kanë integritet, aftësi profesionale, ndershmëri, popullaritet dhe që kanë lëne gjurmë për mirë në karrierën e tyre ne zonat e tyre. Në fund të fundit, ky është vetingu, çfarë ke bërë deri tani dhe si. Populli është i mençur, shumë më i mençur se shumë parlamente bashkë.

Me këtë sistem mazhoritar, populli largon dhe nuk voton njerëzit e korruptuar dhe me të shkuar të errët kriminale dhe të paaftë profesionalisht. Të jeni të sigurt se është pikërisht ky veting, me votën e drejtpërdrejtë të popullit, që do ta pastronte parlamentin nga kriminelet, biznesmenët, te fortët dhe të paaftët. Por as këtë veting nuk e do Rama, pasi e fundos atë dhe Rilindjen e tij. Kriza aktuale e rendë politike dhe ekonomike zgjidhet vetëm me ndryshimin e sistemit elektoral aktual, pasi deputetët janë kthyer në vegla qorre dhe shërbëtorë të Ramës dhe jo te popullit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here