Nënkryetari i LRI, Klevi Pojana ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook ku tregon takimin që zhvilluan me Agim Kurtin.
Postim i plotë:
Dje me ftesën e Agim Kurtit bëmë konak në oborrin e shtëpisë së tij, e bashkë me ne, plot banorë të zonës.
Monika Kryemadhi foli thjeshtë e shtruar me ta, si bijë, si nënë, si grua dhe si politikane.
Shqipëria ka nevojë për një shtet që i shërben qytetarëve, për liderë që dëgjojnë njerëzit dhe për politika që do të zgjidhin hallet e tona të përditshme.
Punësim, #JO emigrim!
Ekonomi e fortë, #JO monopole!
Drejtësi e pavarur, #JO kapje politike!
Arsimim cilësorë, #JO largim të trurit!
Shëndetësi e aksesueshme nga të gjithë, #JO PPP e spitale pa mjek e pa ilaçe!
Rend e siguri publike, #JO krim, drogë e banda!
Duhet shume punë, shumë vullnet dhe shumë përgjegjshmëri për të merituar besimin e shqiptarëve.
POR të bashkuar ne mund të ndërtojmë një shtet të fortë ligjor dhe një sistem vlerash e parimesh që frymëzon një demokraci e shoqëri të zhvilluar!
? bashkë dhe me Erjon Xhafa dhe Endrit Braimllari