Reagon ashpër Miranda Rira: Tao Balla po përdor “shukriun e Përrenjasit” kundër meje!!!

0
143

Ish-kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira ka reaguar pas kallëzimit që i është bërë nga pasardhësi Socialist, Nuri Belba i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas Rirës kjo është lufta politike e Taulant Ballës, ndërsa Nuri Belbën e quajti “Shukri të Prrenjasit”

Reagimi i Miranda Rirës

Shukriu i Prrenjasit, lartmadhnia e tij Z.Nuredin Belba, pasi shqeu  dyert e bashkise dhe hyri ne bashki pa vote e pa gare, ka filluar te  beje edhe kallezime penale! Ky merhum qe mbaroi shkollen e nates ne  moshen 50 e kusur vjeç me mesatare 5.6, qe shpenzoi parate e  taksapaguesve ne kuvend per dy vjet por qe se hapi njehere gojen per  hallet dhe problemet e komunitetit te Prrenjasit, nuk ben gje tjeter  veçse presion psikologjik dhe spastrim per punonjes qe nuk iu binden  atij apo qe kane bindje te tjere politike. 

Kuptohet se kjo eshte lufta politike e Tao Balles ndaj meje dhe jo e  Nures, sepse ate e terheqin prej hunde! Qysh se u fitua projekti i  ndertimit te fushes se sportit e deri tani, keta mercenare te veshur me  pushtet politik, keta pelivane qe kane zaptuar nga KPP ( Komisioni  Prokurimit Publik) dhe institucione te tjera publike, keta qe zhvatin  cdo dite miliona leke nga hecet ne Librazhd e Prrenjas,keta qe  bejne  namin me  çdo vend pune e me çdo tender ne 7 bashkite e qarkut te  Elbasanit, keta  qe paguajne media e kanale televizive per te bere  skupe, keta gjoja ngrene edhe padi!

Keta penguan ndertimin e  fushes se sportit, nje premtim i imi dhe i vete Kryeministrit Rama, qe  ne kohen kur ishim ne koalicion dy partite e majta shqiptare! Keta e  penguan pastrimin e qytetit, penguan ndertimin e fushes se sportit,  sepse aq pune sa ne kemi bere ne 4 vite ( edhe pse 2 vjet kemi pasur  keshillin bashkiak kunder), Tao me Nuren  se ka bere ne 20 vjet qe ka  qene deputet i Prrenjasit!
E ka lene kete zone ne varferi, qe ta zhgrrabe e ta shqyeje sa me shume, me hecet, pyjet, tenderat, ujin, rruget e gjithçka!!

Nuredin, ti sapo hyre ne ate zyre te pamerituar  jo vetem nder  socialistet e Prrenjasit por edhe ne perballjen elektorale ndaj meje,  anullove te gjitha kontratat, sepse ai qe te vuri ty aty ( Mr. George),  prandaj te vune ty, te te perdorin e te te tregojne se ç’te besh!
Per ate fushe sporti, ka nje vendim gjykate ( per te interesuarit do ta  gjeni me poshte), nje vendim me 37 faqe qe tregon se kontrata duhet  lidhur dhe fusha e sportit te Prrenjasit, duhet te ndertohet, ku i jepet  te drejte bashkise dhe KVO- se! Ky vendim gjykate hedh poshte gjithe  gjuetine e shtrigave qe ju keni bere e qe vazhdoni te beni ndaj meje! Ti  qofsh qe s’ke frike nga gjykata! Ne fund, do ta shohim kujt do t’i jape  gjykata te drejte! Para se te harxhosh kohe duke u marre me mua, merru  me sherbimin ndaj qytetareve se e ke per faqe te zeze! E verteta do te  dale ne pah dhe ti ashtu siç erdhe, vjedhurazi, ashtu  edhe do te  ikesh!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here