Pas golave ndaj Francës dhe Islandës me Kombëtaren, Sokol Cikalleshi vazhdon me formën fantastike.
Ditën e sotme, në ligën e dytë turke me ekipin e Akhisarsporit, bomberi kavajas i dha fitoren skuadrës së tij, në transfertë ndaj Menemen.
Ndeshja u mbyll me shifrat e ngushta 0-1, ndërsa Cikalleshi shënoi në minutën e 85-të me penallti, e ku përballë kishte pikërisht ish-portierin e Laçit, Gentian Selmanin, që nuk mundi ta ndalte.