Goditi makinën e policisë në tentativë për të ikur, arrestohet…

0
175

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për drejtim të mjetit në gjendje të dehur. Policia u sinjalizua nga qytetarët për shoferin i cili po kryente manovra të rrezikshme në rrugë gjatë mbrëmjes së djeshme.

“Mbrëmjen e djeshme, shtetasi A. H., drejtonte mjetin në gjendje të dehur nga Mjull Bathore për në autostradë në Unazë të Madhe dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikur jetën e këmbësorëve dhe të drejtuesve të auomjeteve. Qytetarët kanë njoftuar në numrin 112 dhe menjëherë sherbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, janë pozicionuar duke i dhënë shenjë për të ndaluar automejtit me të dhënat që ishte rapotrtuar nga qytetarët” sqaron policia.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A. H., në tentativë për t’ju larguar shërbimeve të policisë ka goditur mjetin e policisë rrugore duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, por është neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.31 mg/l, kryente manovra të rrezikshme në rrugë, qytetarët njoftojnë policinë.

47-vjeçari godet makinën e Policisë Rrugore në tentativë për t’u larguar duke rrezikur jetën e punonjësve të policisë, por arrestohet në flagrancë.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 47 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Mbrëmjen e djeshme, shtetasi A. H., drejtonte mjetin në gjendje të dehur nga Mjull Bathore për në autostradë në Unazë të Madhe dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikur jetën e këmbësorëve dhe të drejtuesve të auomjeteve.

Qytetarët kanë njoftuar në numrin 112 dhe menjëherë sherbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, janë pozicionuar duke i dhënë shenjë për të ndaluar automejtit me të dhënat që ishte rapotrtuar nga qytetarët.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A. H., në tentativë për t’ju larguar shërbimeve të policisë ka goditur mjetin e policisë rrugore duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, por është neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here