Lapraka në protestë!!! Nuk po mbushemi me frymë, po na vdesin…

0
256

Banorët e Laprakës janë ngritur sërish në protestë kundër ndotjes së ajrit nga fabrika e çimentos “Edil Centro” pranë tyre. “Nuk po mbushemi dot me frymë”, tha një zonjë, sepse na vjen pluhuri i çimentos. Kjo bashki që përze fshatarët e shkretë që shesin një dorë spinaq a labot për fëmijët e tyre dhe i degdis s’dimë se ku, lejon këtë biznes së madh të na marrë frymën.”

Një tjetër banor theksoi se nuk po bëhet fjalë për pluhurin e rrugës, por për pluhurin toksik nga fabrika e çimentos.

“Më 20 maj kemi bërë takimin e fundit me fabrikën. Na thanë na lini tre muaj se kemi filtrat të shkatërruar. Kaluan…Ku e gjejnë fuqinë këta që vazhdojnë kundër ligjit? Ne një makinë të vogël kemi e s’na e kalojnë tek Kolaudimi për ndotjen, aq e vogël sa është. Po gjithë ky oxhak?! Ne do ta ndjekim protestën në rrugë ligjore dhe në fund pastaj….Kjo nuk është protestë mjedisore, është protestë për jetën se po vdesin njerëzit nga kanceri. Këta e kanë pezulluar punën ditën dhe e kanë trefishuar natën. Këta janë shumë arrogantë, po na vrasin. Kjo është vrasje e heshtur.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here