Aventura e Nemanja Matiç te Mançester Junajtid, do të mbyllet me shumë mundësi sezonin që vjen dhe kështu, serbi do të jetë një lojtar që do të largohet me parametra zero.
Mesfushori meqënëse do të largohet si i lirë, ka tërhequr vëmendjen e tre skuadrave të mëdha italiane. Milan, Inter dhe Juventus, janë në ndjekje të tij dhe duan të përfitojnë.
Siç raporton “Calciomercato.com”, Milani është skuadër më atraktive për serbin, pasi do të nis një projekt të ri, që me shumë mundësi ai do të jetë në qendër.
Por, çdo operacion ka pengesat e veta dhe për Milanin, pengesë është rroga e tij. Ai kërkon 7 milionë euro në sezon, diçka që e bën shumë skeptik Ivan Gazidisin, që nuk do të krijojë disbalanca në skuadër.
Nga ana tjetër Juventusi dhe Interi janë gati të përfitojnë. Konte do të dëshironte të punonte më në fund me të, ndërsa “Zonja” dihet që goditjet me parametra zero i gjurmon prej vitesh.