Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimallari ka zhvilluar një takim me simpatizantë të partisë së tij në Maliq.
“Organizimi i LSI, komunikimi i drejtperdrejt me qytetaret, qytet me qytet, fshat me fshat, dere me dere pa u lodhur eshte puna jone kryesore:, shkruna ai në një potim ne facebook.
Ja postimi i tij i plotë:
Bashkë me Gurin në takim me LSI-në e
Maliqit.
Organizimi i LSI, komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët, qytet me qytet, fshat më fshat, derë më derë pa u lodhur është puna jonë kryesore.
Papunësia, pamundësia për arsimim për shkak të tarifave të larta, largimi i të rinjve, mungesa e subvencioneve dhe investimeve në bujqësi janë shqetësimet kryesore të banorëve të Maliqit.
Politika klienteliste, korruptive e Edi Ramës shkatërroi bujqësinë, largoi të rinjtë dhe varfëroi qytetarët.
Fokusi i Edi Ramës janë oligarkët, konçensionet klienteliste, përfshirja e krimit të organizuar në administratë, në drejtimin e instuticioneve, arroganca dhe paligjshmëria nuk ka kufi.
Eshtë koha të fokusohen të gjitha energjitë tek një plan kombëtar për të kthyher besimin tek të rinjtë për ti dhënë shansin dhe mundësinë çdo të riu për tu arsimuar dhe punësuar në vend.
LSI angazhohet për një program të qartë për mbështetjen e fermerëve, të rinjve dhe biznesin e vogël.