Dy vatra të mëdha zjarri kanë përfshirë masivet pyjore në Bulqizë e Dibër. Prej tre ditësh një zjarr i madh ka përfshirë masivin pyjor me pishë në fshatin Vlashaj të Njësisë Administrative Lurë në Bashkinë Dibër. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ndërsa flakët po ju afrohen banesave. Banorët thonë se sipërfaqja e djegur deri tani shkon në 10 ha. Ata kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi shuarja e zjarrit nga toka është e pamundur. Vatra tjetër e zjarrit është aktive në Njësinë Administrative Shupenzë.
Flakët kanë përfshirë pyjet me dushqe në fshatin Mazhicë. Deri tani besohet se janë djegur rreth 5 ha. Edhe në këtë fshat vatra e zjarrit po ju afrohet banesave. Banorët kërkojnë ndërhyrje të instancave pasi vetë e kanë të pamundur shuarjen e zjarrit.