“Kush ka paqartësi të lexojë raportin e OSBE/ODIHR”. Kështu i është përgjigjur kreu i shtetit, Ilir Meta, pyetjes së medias, pas ceremonisë së 77 vjetorit të Konferencës së Pezës, lidhur me mesazhin e dhënë nga kryebashkiaku Veliaj, për “pluralizëm kudo”.
Në mbyllje të ceremonisë, Meta është pyetur nga media, nëse deklarata e dhënë nga Veliaj, ishte një mesazh për të.
Gjate fjalës së tij, Veliaj tha mes të tjerash: Duhet të inkurajojmë pluralizmin kudo, edhe kur shkojmë në kuti të votimit, edhe flasim kancelaritë e huaja, ama kurrë nuk do të shkrehim pushkë kundër Shqipërisë.
Dhe pushka sot nuk është vetëm me plumb por dhe me fjalë me çfarë shkruajmë. Ndaj unë do ti bashkohem thirrjes duhet pluralizëm, por kudo.
Pyetja: Zoti Veliaj tha që duhet pluralizëm në çdo fushë, në qëndrime, zgjedhje dhe fjalë, mos e kishte gjë për juve?
Meta: Nuk ka patur asnjë institucion më koherent në respektimin e pluralizmit, bashkëpunimit, të standardeve evropiane dhe shtetit të së drejtës, sesa Presidenti i Republikës. Të gjithë ata që kanë paqartësi të lexojnë raportin final të OSBE/ODIHR.