Për herë të parë në dy dekada, Banka e Shqipërisë ka vendosur të ndryshojë serinë e kartëmonedhave që qarkullojnë në treg, duke hedhur gradualisht në qarkullim 6 prerjet e reja. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tregon se nevoja për të emetuar prerje të reja lidhet me forcimin e elementëve të sigurisë në kartëmonedhat tona, të cilat nuk kishin ndryshuar prej vitesh.
Duke nisur nga 30 shtatori, në treg do të hyjnë në qarkullim 2 kartëmonedhat e para, dyqind dhe pesë mijë Lekë. Banka e Shqipërisë ka vendosur që vetëm prerja dyqind lekë të ketë përbërje polimeri, i cili është një material më i fortë por dhe më i kushtueshëm.
Prerja dhjetë mijë lekë ende nuk ka përfunduar dizajnin e plotë, por tematika i dedikohet himnit kombëtar dhe në portret do të jetë autori i tij, Asdreni. Në total janë 6 kartëmonedha që do të ndryshojnë, ndërsa ato ekzistueset nuk do të dalin automatikisht nga qarkullimi por banka qëndrore nuk do të hedhë më prerje të reja të tyre duke bërë që ato të mos jenë më në qarkullim pas disa vjetësh.
Tv Klan