Thellohet skandali!!! “Gjoka konstruksion” nuk ka dorëzuar anëtarët e Bordit Mbikëqyrës

0
235

Zbardhet një tjetër skandal të kompanisë “Gjoka Konstruksion”, që po ndërton “Rrugën e Arbrit’. Në shkresën që ARRSH i ka dërguar agjencisë së prokurimit publik në datën 12 shtator rezulton se Gjoka Konstruksion përvec shkeljeve të tjera, nuk ka deklaruar në mënyrën e duhur emrat e anetarwve tw bordit mbikwqyrws tw kësaj kompanie, që kryen punimet për ‘Rrugën e Arbrit’ e rrjedhimisht edhe të dokumentave të procedurës së prokurimit objekt ankimi.

‘Rezulton se “Gjoka Konstruksion sha” ka dorëzuar shtojcën 8 ‘Deklaratë mbi përmbushjen e kritereve të përgjithshme’ nga ku rezulton se nuk ka deklaruar në formën dhe mënyrën e duhur emrat e anëtarëve të këshillit mbikqyrës, sipas shtojcës 8 të dokumentave standarte të tenderit e rrjedhimisht edhe të dokumentave të procedurës së prokurimit objekt ankimi.’

ARRSH thotë se bëhet fjalë për mosplotësimin në formën e duhur të një shtojce e cila është pjesë përbërëse e dokumentave të procedurës së prokurimit dhe është e detyrueshme që të plotësohet sipas formatit të miratuar nga organet ligjzbatuese.

‘Për këtë shkak shtojca e dorëzuar nga anëtari i bashkimit të përkohshëm të operatorëve ekonomik 11 Marketing&Distribution shpk nuk konsiderohet e rregullt pasi nuk përmban të gjithë elementët e nevojshëm dhe të detyrueshëm për tu plotësuar’.

Grupi i punës i ngritur nga ARRSH në përbërje të së cilit janë katër inxhinierë ka dal në përfundimin se dokumentacioni administrativ-ligjor-kualifikues i paraqitur nga ‘Gjoka konstruksion’ dhe operatorët e tjerë nuk është i plotë dhe nuk përputhet me kriteret e veçanta të kualifikimit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here