‘Raste të tilla ndodhin kudo, jo vetëm në Shqipëri”, ka qenë deklarata e ministres Spiropali e cila do t mbahet mend gjatë pas skandalit të përdhunimit të shkollën 9-vjeçare ne Kavajë. Tashmë të njëjtën gjë ka bërë edhe Besa Shahini.
Një ditë pas fillimit të vitit shkollor, Shahini doli në një konferencë për shtyp për të folur për rënien e numrit të nxënësve.
Sipas saj, ky vit i ri shkollor nisi me 10 mijë nxënës më pak dhe jo me 100 mijë siç u deklaruar nga Partia Demokratike.
“Ju keni raportuar se në arsimin parauniversitar kemi 380 mijë nxënës, por kjo shifër përfshin vetëm nxënësit e klasave I-XII duke mos përfshirë arsimin profesional dhe parashkollorin. Në total sivjet regjistrimet në arsimin parauniversitar pa përfshirë arsimin profesional, janë 455 mijë nxënës. Nëse përfshijmë arsimin profesional numri do të shkojë rreth 480 mijë nxënës. Shifrat për arsimin profesional mblidhen nga ministria e Financave dhe deri në fund të kësaj jave ne do rakordojmë numrat dhe do kemi një numër më final për regjistrimet në vitin e ri shkollor. Në supozojmë që në krahasim vitin e kaluar do kemi 10 mijë nxënës më pak dhe jo 100 mijë më pak sic keni raportuar ju”, ka thënë Shahini.
Sipas saj fenomeni i tkurrjes së numrit të nxënësve nuk ka ndodhur gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste, por ka nisur si trend që në vitin 1992, ka vazhduar në qeverisjen e PD dhe vazhdon edhe sot, në vitin 2019.
“Dua të theksoj se rënia e numrit të nxënësve në shkolla nuk është një dukuri e viteve të fundit dhe as një dukuri ekskluzivisht shqiptare. Nga viti në vit Shqipëria ka pasur 10-20 mijë nxënës më pak në gjithë sistemin parauniversitar, duke përfshirë parashkollorin, shkollën fillore, shkollën e mesme të ulët dhe shkollën e mesme të lartë. Trendi rënës ka filluar që në 1992, ka vazhduar me të njëjtin intensitet në kohën e qeverisjes së PD, 2005-2013 dhe po vazhdon dhe sot. Trendi i rënies ka të bëjë me rënien e natalitetit që është një çështje që afekton Evropën Juglindore, që përfshin edhe Ballkanin”, tha Shahini.