Shteti ballaboks!

0
1053

Kemi folur tejet gjatë e madje shpesh duke e tepruar, për opozitën e re parlamentare. Përmes mediave, shqiptarët kanë qenë dëshmitarë të mediokritetit të saj, të nivelit tejet të ulët të shumicës përfaqësuese të kësaj opozite. Dhe sic koha po fakton përditë e më shumë, kjo opozitë po i shërben më së miri si fasadë pushtetit të Ramës.

Ky model i “opozitës së re”, e cila në këto 6 muaj nuk ka qenë e aftë të sjellë një iniciativë në Parlament, është modeli që i përqaset më shumë qeverisjes rilindase.

Deputeti Kujtim Gjuzi sot ne Kuvend

E meqenëse jemi te modeli, pasqyra  më e mirë e Parlamentit të ri është pikërisht “ballaboksi” i deputetit Kujtim Gjuzi, i cili kishte zgjedhur të vinte ndryshe këtë sezon në Kuvend. Një e qethur që të kujton çunakërit e lagjes, deputeti i “opozitës së re” e ka menduar si adapte për profilin e tij. Dhe në të vërtetë nuk ka faj deputeti, është  ky modeli që vetë Rilindja përcjell te shqiptarët, një “shtet ballaboks” ku nuk zbatohet as Kushtetuta e as ligji por thjesht dëshira e kryeministrit. Mjafton që “artisti” në krye të vendit ta dëshirojë diçka ,sado brutale të jetë kërkesa e tij në raport me ligjin, dhe menjëherë sejmenët e tij të shpërndarë kudo në vend, nga karriget më të larta të pushtetit e deri në media e shoqëri civile, bëjnë çmos që ta paraqesin këtë kërkesë si të domosdoshme për vendin dhe rrugëtimin e tij drejt “Shqipërisë së gjeneratës tjetër”.

Po flasim për një shtet, ku nuk denjohet të zbatohet as norma më e thjeshtë legjislative.  Një shtet që më së shumti i ngjan një xhungle, ku “i forti e ha të dobëtin”. E prandaj Shqipëria në gjithë këto vite është kthyer në një “shtet ballaboks”, ku përfituesit më të mëdhenj janë oligarkët dhe miqtë biznesmenë pranë qeverisë e ndërsa pjesa tjetër e shqiptarëve vuan ende për nevojat bazike.  Është pikërisht ky model ballaboks që përfaqëson më së miri edhe Parlamentin aktual, ku shpërndarja e tij sa më parë përbën nevojën më imediate për të rikthyer vendin në shinat e shtetit ligjor dhe demokratik .

standard.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here