Meta ‘’u kyç” gojën deputetëve/ Presidenti ka depozituar në Kuvend informacionin sekret…

0
117

Presidenti i vendit Ilir Meta ka depozituar në Kuvend informacionin sekret, që i kishte dërguar SHISH lidhur me trazirat që mund të kishte në muajin Qershor, çka bëri që ai të vendoste shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Po pavarësisht se Meta ka dorëzuar dokumentet, Komisioni Hetimor për shkarkimin e tij, ende nuk është njohur me këtë material, pasi shumë prej anëtarëve nuk kanë certifikatë sigurie.

Në këtë mënyrë Meta iu jep fund të gjitha zërave që pretendonin se ai kishte gënjyer, lidhur me indiciet se mund të kishte djegie të godinës së Kuvendit në protestën e opozitës të paralajmëruar në 8 Qershor.

Ndërkohë që në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës u vendos shtyrja e afateve të punimeve me dy muaj, në pritje të opinionit të Venecias që do të jepet në datën 11 Tetor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here