Përfundon takimi me aleatët, Kryemadhi flet për mediat: Opozita ka gati platformën për zgjidhjen e krizës

0
139

Ka përfunduar takimi i aleatëve të opozitës në selinë blu, e cila ka zgjatur thuajse 1 orë.

Pasi ka dalë nga selia e Partisë Demokratike, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se opozita e bashkuar ka gati platformën për dalje të vendit nga kriza, kurse ka shtuar se sot me Frontin Opozitar janë 85 për qind e shqiptarëve.

“Ajo çfarë zoti Basha deklaroi 3 orë më përpara është përsëritje e çdo gjëje pas një akordimi që kemi pasur nëpërmjet telefonatave të të gjithë bashkëkryetarët e Frontit Opozitar. Ne jo vetëm që nuk lëvizim asnjë presje nga qëndrimet tona, por do të vazhdojmë të ecim përpara me platformën që opozita ka gati për zgjidhjen e krizës.

Jemi duke punuar grupet e punës për platformën, e sigurisht në tryezë nuk ulet vetëm një njeri, por janë të gjithë personalitetet, njerëzit me integritet dhe me vlera të të gjithë partive politike. Mos harroni se Fronti Opozitar tashmë është 85 përqind e shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here