Mediat italiane ‘kryqëzojnë’ gardianin kuqezi: Strakosha “në gjumë”, ‘ngel në klasë’!

0
131

Thomas Strakosha dhe Lacio kaluan një mbrëmje të errët në debutimin e këtij sezoni në grupet e Ligës së Europës. Si gjithmonë titullar, portieri shqiptar nuk ishte në formën e tij më të mirë në humbjen me përmbysje 2-1 në transfertën rumune kundër CFR Cluj. Formacioni italian kaloi në epërsi me Bastos në minutën e 25-të. Por në fundin e pjesës së parë, të zotët e shtëpisë barazuan shifrat.

5cbf2fcd 4274 412d Bb8f 31ec2825130d

Pa faj Strakosha, që nuk mund të bënte më shumë në goditjen e saktë të 11-metërshit nga ana e Deac. Kaq për pjesën e parë, ndërsa pushimi në dhomat e zhveshjes nuk i bën mirë Lacios dhe Strakoshës. Në fillim portieri shqiptar shpëtohet nga traversa, por në minutën e 75-të bën një dalje të gabuar, duke i dhuruar Omrani golin e fitores për CFR Cluj.

StrakoshaKy gabim I gardianit kuqezi ndikoi edhe në notën e tij të sigluar nga mediat italiane, më e ulëta sa I përket skuadrës së drejtuar nga Simone Inzaghi. “Leiva i komplikon jetën. Diac e mund nga pika e penalltisë. E shpëton traversa, por sidoqoftë i fal Omrani një gol me daljen e tij. I përgjumur”, është komenti që shoqëron notën 4.5 për Tomas Strakoshën për paraqitjen e tij në Ligën e Europës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here