Qytetarë të plagosur vijojnë ti drejtohen spitalit për të kërkuar ndihmën e parë pas tërmetit të fuqishëm që tronditi qendrën e vendit.
Një mjek i urgjencës kanë deklaruar për Syri TV se, një 30-vjeçar, nga paniku është hedhur nga dritarja e banesës dhe për pasojë ka thyer shtyllën kurizore.
Ai do ti nënshtrohet një nderhyrjeje kirurgjikale, ndërsa në gjendje të rëndë ndodhet një grua nga Durrësi, e cila është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, me fraktura në kokë
Deri tani, raportohet për dhjetëra qytetarë të lënduar, por ende nuk ka një numër zyrtar.