‘Tronditet’ “Elbasan Arena”, Kukësi kthen me këmbë në tokë Tiranën!

0
206

Fluturimi i Tiranës është ndërprerë ditën e sotme, teksa në përballjen me Kukësin, kryesuesit bardheblu janë mundur me rezultatin 2-0, duke shfaqur lojë të pasigurtë në mbrojtje, çka në prag të derbit është një lajm jo i mirë për tifozët. Në përballjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, Shpëtim Duro tregon edhe njëherë se është mjeshtër i sfidave ndaj Tiranës, duke fituar një tjetër përballje ndaj bardhebluve dhe duke u shkaktuar atyre humbjen e parë në kampionat.

Takimi nis i zjarrtë dhe të dyja ekipet luajnë hapur duke kërkuar golin, por Kukësi është më i saktë duke kaluar në epërsi në minutën e 17-të, kur Vasil Shkurtaj realizon një gol pas një aksioni fantastik. Tirana nuk dorëzohet dhe shtyn para, por pjesa e parë do të mbyllet me avantazhin e verilindorëve, që i ndëshkojë miqtë sërish pas startit të fraksionit të dytë, me Shkurajt që finalizon një pasim të saktë të Gavazajt.

2-0 dhe Kukësi shijon epërsinë që do ta çojë te fitorja. Por gjithsesi nënkampionët shpërdorojnë shumë raste për ta thelluar epërsinë, ndërsa në minutat e fundit Tirana bëhet më agresive. Në të 85-ën Ngo do të japë një asist për Kobina, i cili i çon shifrat në 2-1, duke i bërë vërtet dramatike çastet e fundit të takimit, por që nuk sjellin më gola të tjerë dhe bëjnë që Kukësi të mbërthejë bardheblutë në krye të tabelës në kuotën e 10 pikëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here