Një incident i pazakontë i dhunës në familje ka ndodhur të enjten në Atsalenio të Kretës, me protagonist një baba 52-vjeçar me origjinë shqiptare dhe vajzën e tij 15-vjeçare.
Shkak i kësaj ngjarje barbare ka qenë mesazhi i ardhur në telefon e vajzës nga një shok i shkollës.
Babai 52-vjeçar ka goditur vajzën me të gjitha fuqitë e tij, sepse nuk i pëlqeu ato që shkruante shoku i saj i klasës në celularin e saj, kështu që vajza u dërgua në spital, raporton Faxnews.
Por më e keqja është se ëma e vajzës tentoi të mbulonte të ngjarjen se si kishte ndodhur, po ishte vajza ajo që u tregoi policisë te vertetën.
52-vjeçari po mbahet në paraburgim dhe akuzat me të cilat përballet janë për dhunën dhe kërcenim në familje, ku ditën e hënë do të gjykohet nga Gjykata e qytetit Iraklio..