Mbahet meshë për mbrojtjen nga tërmetet…

0
175

Durrësi është zona më e goditur nga tërmeti i fortë i orës 16:05 të ditës së shtunë, 21 shtator dhe i lëkundjeve të tjera që kanë ardhur më pas.

Tërmeti ka shkaktuar ankth dhe panik tek njerëzit, të cilët nuk kanë pranuar që të futen në shtëpi gjatë natës.

Për këtë arsye sot në Durrës është mbajtur edhe një meshë.

Mesha e kësaj të diele në kishën ‘Shën Luçia’ të Durrësit i është kushtuar lutjes për mbrojtjen nga tërmetet.

Ndërsa janë paralajmëruar besimtarët të dalin qetësisht nga ky objekt i kultit fetar në rast se do të ketë lëkundje tërmeti gjatë meshës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here