Nuk ndalet në gafa Besa Shahini/ Tërmeti e lë me pasoja!!!

0
166

Efektet e tërmetit të fuqishëm që goditi Tiranën duket se ka lënë pasoja edhe te ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, ministrja e Arsimit Besa Shahni është shprehur se nga të dhënat nuk ka mësues apo nxënës mes të lënduarve.
Shahini u shpreh se ka disa shkolla të dëmtuara por që nuk do ndikojnë në vijimin e mësimit ditën e hënë.

“Ka disa godina që janë pak të dëmtuara. Kryesisht kanë plasaritje të mureve. Drejtuesit e shkollave kanë raportuar. Pjesë dërmuese e shkollave janë kryesisht të paprekura nga tërmeti. Të gjithë drejtuesit e shkollave janë në terren. Shpresoj që gjendja të mbetet në këtë nivel që të hënën të vijojë shkolla pa problem. Nuk raportohet për mësues mes të lënduarve. Po mbledhim akoma më shumë informacion. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha ministritë. Jemi duke u munduar të bëjmë çdo gjë që është e mundur për normalizim të situatës”, është shprehur ministrja Besa Shahini.

Ndërkohë harroi që dita e shtunë është ditë pushimi dhe në shkolla nuk zhvillohet procesi mësimor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here