Pak muaj më parë Tayna publikoi këngën “Kce”, një këngë që u pëlqye shumë dhe që u komentua për shkak të pjesëmarrjes së Kejvinës në videoklip. Pas këtij videoklipi kuptuam se dy vajzat janë shumë shoqe pasi filluam t’i shihnim shpesh bashkë.
E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Mos i fol shoferit”, Kejvina u pyet sesa e ka paguar Tayna për pjesëmarrjen në videoklip, por modelja tregoi se ka marrë zero lekë.
“Unë Taynën e kam shumë shoqe. S’kam nevojë për lekë. Tek shoqëria nuk e shoh lekun”, u përgjigj Kejvina.