Mediat greke raportojnë për një ngjarje të rëndë, ku në fokus të saj është një vajzë vetëm 2 vjeçe me origjinë nga Shqipëria.
Vogëlushja shqiptare, Athina Hazizika, humbur në Pire, pranë Athinës, në lagjen “‘’Paleo Faliro’.
Për humbjen e saj janë vënë në dijeni autoritetet kufitare shqiptare, bullgare dhe maqedonase.
Akoma nuk dihet nëse vajza ka humbur rastësisht apo e kanë rrëmbyer. Nuk dihet po ashtu nëse ajo është brenda kufirit grek apo e ka kaluar atë.
Autoritetet helene i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë dijeni që të njoftojnë nëse e shohin vogëlushen nga Shqipëria.