Qyteti i Durrësit është tronditur mbrëmjen e sotme nga një ngjarje e rëndë, pasi një person ka vrarë veten.
Raportohet se biznesmeni i identifikuar si E.Tropolini për shkaqe ende të panjohura është hedhur nga kati i shtatë i pallatit, duke i dhënë kështu fund jetës. Familjarët e tij janë tronditur nga vetëvrasja e 42 vjeçarit, baba i tre fëmijëve.
Policia ka mbërritur në pallatin ku ka ndodhur ngjarja e rëndë dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve që çuan biznesmenin drejt aktit të rëndë. 42 vjeçari ishte biznesmen i disa varkave të ndërtimit.