Cilat janë disa nga frikërat më të çmendura që kanë njerëzit?
1-Venustrafobia– Fobia ndaj njerëzve të bukur. Kjo fobi gjendet e shpërndarë njësoj si tek meshkujt edhe tek femrat. Këta njerëz kanë frikë nga çdo njeri që ata mendojnë se është i/e bukur.
2- Pedofobia – Fobia ndaj fëmijëve të vegjël.
3- Ancraofobia – Këta njerëz kanë frikë nga erërat e ndryshme.
4 -Heliofobia – Fobia e të dalurit në diell, apo e kontaktit me diellin.
5 -Efebifobia – Frika irracionale ndaj adoleshentëve.
6- Automatonofobia – Fobia ndaj manekinëve, apo statujave të ngjashme me njeriun
7-Korofobia- Frika e të kërcyerit, ideja që mund të ndjekin ritmin apo të kërcejnë sipas një muzike të caktuar, këta njerëz i mbush me ankth dhe paranojë ekstreme.
8-Antrofobia – Fobia ndaj luleve.
9-Eklesiofobia – Frika ndaj institucioneve fetare, këta njerëz e kanë të pamundur të hyjnë apo të kalojnë afër një kishe apo një xhamie.
10- Spectrofobia – Fobia për tu parë në pasqyrë.
11- Kemofobia – Frika ekstreme ndaj kimikatëve të ushqimit.
12- Genufobia – Fobia ndaj gjunjëve. Disa njerëz mendojnë se gjuri është jashtë mase i shëmtuar, e disa të tjerë kanë pasur ndonjë traumë në fëmijëri që i shtyn të kenë një frikë ekstreme, apo neveri ekstreme ndaj gjunjëve.
13- Asimetrifobia – Frika ekstreme nga çdo gjë që nuk është simetrike, nga dy çorape të ndryshme, apo jo njësoj të barabarta.
14- Ablutofobia – Fobia për t’u larë. Këta njerëz kanë një frikë ekstreme për tu futur në dush dhe për t’u larë. Kjo fobi bën që at atë izolohen.
15- Gelotofobia– Frika e bullizmit, talljes apo përqeshjes nga të tjerët.
16- Domatofobia – Kjo është një nga fobitë më të rralla në botë, këta njerëz kanë frikë shtëpitë, dhe nuk rrinë dot në një shtëpi. Në fakt këta njerëz as nuk i afrohen dot shtëpive.
Burimi:CBS News