Kompania gjigande lë rrugëve 600 mijë klientë dhe rrezikon 20 mijë vende pune!!!

0
186

Kompania britanike e udhëtimeve,Thomas Cook ka deklaruar falimentimin për shkak se nuk ka arritur një marrëveshje shpëtimi me kreditorët që mund të parandalonte dështimin.

Si shkak i këtij falimenti janë vënë në rrezik rreth 20 mijë vende pune në mbarë botën ku kjo kompani operon. Ndërsa 9 mijë vende pune të kësaj kompanie janë vetëm në Britaninë e Madhe

Tim Johnson, i Autoritetit të Aviacionit Civil, është munduar të qetësojë situatën duke u shprehur se po punohet për një plan riatdhesimi.

Autoriteti i Aviacionit Civil po përgatit një plan riatdhesimi, më i madhi që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe ne do t’i sjellim gjithë britanikët në shtëpi në datën e caktuar”-është shprehur Johnson.

Numërohen rreth 600.000 klientë të kompanisë gjigante të udhëtimeve që janë aktualisht me pushime, ku 150 mijë nga to janë shtetas britanikë.

Kjo kompani 178-vjeçare sot po përballet me një borxh prej 1.7 miliardë paundësh.

“Thomas Cook”, mund t’i kishte shpëtuar falimentit vetëm nëse do të kishte mundur të siguronte të paktën 200 milionë paund fonde për të dalë nga kolapsi.

Të ndodhur në këtë situatë ministri i Jashtëm Dominic Raab tha: -“Nuk ka asnjë interes strategjik kombëtar për të justifikuar një ndërhyrje të tillë”./BBC

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here