OSHEE, Petraq Lika: 110 mln lekë dëme nga tërmetet dhe përmbytjet

0
333

Drejtori i Divizionit të Shpërndarjes në OSHEE, Petraq Lika, deklaroi se situata e rëndë e krijuar nga tërmetet e forta, shoqëruar menjëherë me përmbytje masive, i ka shkaktuar këtij institucioni një dëm prej 110 milionë lekë të reja.

Gjatë një interviste në rubrikën ‘Opinion’ në Neës 24, Lika tha se vendi po kalon një situatë të jashtëzakonshme që nuk ka të ndodhur të paktën në 33 vjet.

“Është e jashtëzakonshme, në sistem raste të tilla janë të pakta. Nëse në 33 vite që kam në sistem, mund të kemi dy-tre raste të tilla, me tërmete dhe përmbytje. Ne kemi bërë një vlerësim të situatës, OSHE ka një dëm prej 110 milionë lekë të reja nga kjo situatë”, deklaroi Lika.

Përsa i përket ankesës së qytetarëve që janë ankuar për mungesën e energjisë elektrike, ai tha se kjo është bërë për të mbrojtur jetën e tyre.

“Është normale që në raste përmbytjesh ne bëjmë stakim të energjisë elektrike. Bëhen për sigurinë e jetës së komunitetit, për sigurinë e impianteve. Në çdo rajon ne kemi shtabin përkatës.

Përveç një linje furnizimi, kemi dhe linja të tjera që vijnë në ndihmë në rast defektesh, por që kanë më pak kapacitet.

I tërë rrjeti i energjisë u atakua, fillimisht nga tërmeti. Pas tërmetit ne e rikthyem gjendjen normale. Ishin rreth 14 mijë abonentë, në 12 linja, që u atakuan atë ditën e tërmetit. Kryesisht ishin në Durrës, Tiranë, ku u morën dhe masa sigurie. Ky është rregulli numër një që duhet të operohet”, tha Lika.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here