Rruga e Kombit, megjithëse u kushtoi shqiptarëve vijon të marrë parà nga buxheti i shtetit. Gabimet në projektim dhe zbatim, krahas dëmit ekonomik kanë shkaktuar dhjetëra aksidente me pasojë vdekjen. Rruga e Kombit vazhdon të “hajë” parà nga buxheti i shtetit. Pas dites se djeshme nga shirat e shumte qe perfshine vendin tek kjo rruge e imagjinoni vet se cfare ndodhi. Rreshqitje dheu, gure… qe bente te pamundur kalimin e makinave. Por, a mund të lihej kjo rrugë kështu? A mund të lihej pa u mirëmbajtur, pa vënë dorë? Pas gjithe atyre lekeve, taksave…
Për nga vetë natyra dhe rëndësia e kësaj rruge, kjo autostradë nuk është thjesht një segment rrugor, por një vepër që bashkon shqiptarët në të dy anët e kufirit dhe si e tillë nuk ka arsye të paguhet. Rëndësia që kjo rrugë ka, është shumë herë më e madhe se sa taksimi. Paguajm por per cfare as vete nuk e dim…!! Ku eshte mirmbajtja ne kete rast???
Kjo taksë nuk mund të paguhet, sepse nuk ka asnjë rrugë alternative për të kaluar në këtë zonë. Nëse do të kishte një mundësi zgjedhjeje, çdokush mund të përdorte ose jo këtë rrugë kundrejt pagesës. Por kur e vetmja rrugë është kjo autostradë, atëherë përse duhet të paguhet? Gjendja e rëndë ekonomike e shqiptarëve, si këtej dhe andej kufirit, është e tillë që çfarëdo pagesë, atyre u rëndon në xhepa.
Çfarë është kjo taksë, përse duhej, çfarë sillte dhe sa e nevojshme ishte?? Askush nuk bisedoi, negocioi, sqaroi masën e njerëzve dhe sidomos të zonës së Kuksit.