Të qëndrosh do të thotë të jetosh!/ Pas tërmetit të fortë, reagon Mehdi Malkaj: Teatri s’do t’ia dijë!

0
150

Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental “Kujtim Spahivogli” kanë një histori më shumë për t’u rrëfyer brezave.

Në historikun e kësaj godine, krahas vlerave të trashëgimisë kulturore apo arkitektonike, mund të rrëfehet se si një “barakë prej pupuliti”, me shkallë rrezikshmërie 99% i rezistoi një tërmeti me intensitet 7.5 ballë.

Për të treguar këtë rezistencë “kokëforte” të godinës, si dhe të artistëve e qytetarëve që vijojnë ta ruajnë objektin gjatë 24 orëve, mbrëmjen e djeshme, protesta vijoi në ambientet e brendshme të objektit.

Një protestë me duartrokitje të stërzgjatura në emër të kësaj qëndrese paqësore, në emër të simbolikës, së Teatrit që siç Mehdi Malkaj tha “nuk do t’ia dijë”, pasi siç ai thekson: “Te qëndrosh do të thotë të jetosh!”.

Neritan Liçaj e pohon më i bindur se kurrë se kjo ndërtesë nuk do të preket, se ai e qytetarët nuk do ta lejojnë shembjen dhe se drejtësia nuk do të vonojë për ata që guxojnë të shembin ligjin, për qeveritarët që veprojnë “kundër interesave të qytetarëve”./panorma/

ImageImage

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here