Tërmetet nuk mund të parashikohen/ Sizmiologu i njohur paralajmëron: Pse nuk duhet të dalim jashtë…

0
151

Sizmologu Rrapo Ormeni edhe njëherë ka theksuar se tërmetet nuk mund të parashikohen. Në emisionin Opinion, ai theksoi se në rast tërmeti nuk mund të bëjmë asgjë, por vetëm të ruajmë qetësinë.

Sipas tij askush nuk duhet të dalë jashtë gjatë tërmetit, sepse do të ishte më keq, por vetëm kur të përfundojnë lëkundjet.

“Një tërmet i tillë nuk ka ndodhur që nga 79-ta, ky është tërmeti më i fortë që ka ndodhur që nga ajo periudhë. Tërmeti i vitit 1979 ka qenë më i fortë se ky shumë herë më i fortë se ky. Nëse ky ka qenë 5.8 rihter ai ka qenë 6.9 rihter…Rihteri është energjia e tërmetit ose ajo që matet në mënyrë instrumentale në epiqendrën e tërmetit energjia që çlirohet atje, ndërsa balli është efekti në sipërfaqe domethënë si reagojnë ndërtesat dhe si reagojë njerëzit…Balli gjithmonë është i madh sepse tregon sipërfaqen”, tha sizmologu Rrapo Ormeni.

“Zgjatshërmia e tërmetit ishte 17 sekonda dhe thellësia e këtij tërmeti ishte 30 km kjo ishte arsyeja sepse efekti në sipërfaqe ishte më i vogël..por dhe u ndje në një zonë më të madhe duke kapur edhe Tiranën sa më e madhe të jetë thellësia aq më e madhe është zona e ndjeshmërisë në sipërfaqe. Tërmetet e tjera që e pasuan sipas ligjeve sizmologjike janë normale, sepse kur ndodh një thyerje  që gjeneron këtë tërmet me magnitudë 5.8 rihter atëherë çlirohet energjia më e madhe me goditjen kryesore, por nuk çlirohet e gjitha një pjesë e energjisë ka mbetur e paçliruar dhe derisa të vendoset ne gjendjen e ekuilibrit kjo energji do të çlirohet me anë të këtyre tërmeteve të vegjël.”, theksoi më tej ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here