Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 21-vjeçar.
Sipas policisë, aksidenti ndodhi në rrugën e “Kavajës”, ku 21-vjeçari ka qenë duke lëvizur me biçikletë.
Ai është dërguar menjëherë në spital, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Drejtuesi i kamionit është dërguar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 19:25 në rrugën e “Kavajës” kamioni me drejtues P. N ka përplasur çiklistin shtetasin F. B.,21 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar çiklisti shtetasi F. B i cili u dërgua në spital për ndihmë mjeksore.
Drejtuesi i kamionit shtetasi P. N u shoqërua në komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ,ku po vijon punën për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.