Qeveria po bën propagandë dhe po përbuz qytetarët/ Gjosha: Nuk kemi asgjë për të festuar….

0
136

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka reaguar në lidhje me votimin e djeshëm të Bungestagut gjerman për nëntë kushtet që duhen plotësuar për hapjen e negociatave, teksa thekson se qeveria po bën propagandë dhe po përbuz qytetarët.

Sipas ish-ministres, Shqipëria nuk ka asgjë për të festuar në këto momente, por duhet të kërkojë urgjentisht një kalendar veprimi me të gjitha hapat që çojnë në plotësimin e kushteve.

Reagimi i plotë i Gjoshës

Qeveria quan 9 kushtet e votuara në një rezolutë nga Bundestagu Gjerman, arritje historike! Nuk e di se si mund të vazhdojë teatri i propagandës dhe përbuzjes me qytetarët. Shqipëria duhej të merrte dritën jeshile për celjen e negociatave pa kushte, jo për politikën, po për qytetarët shqiptarë!

Në këto momente nuk kemi asgjë për të festuar. por kërkohet urgjentisht një kalendar veprimi me të gjitha hapat që do të na cojnë në plotësimin e kushteve të vendosura për vendin. Tashmë kriza që dukej imagjinare për qeverinë është e përkthyer në një dokument zyrtar dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here