Tritoli në parukeri, kapet pas një muaji 24-vjeçari

0
171

Policia e Krujës ka zbardhur një ngjarje të ndodhur rreth 1 muaj më parë ku një biznesi në Nikël, iu vendos lëndë eksplozive.

Mësohet se është arrestuar një person dhe u shpall në kërkim një tjetër, ndërsa janë sekuestruar kapsolla detonatorë dhe fitila zjarrëpërcjellës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, pas një pune hetimore intensive kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur në datë 16 gusht 2019, ku biznesit (parukieri) të shtetases R.Sh., iu vendos lëndë plasëse.

Policia arrestoi në flagrancë, si autor i dyshuar për ngjarjen e mësipërme shtetasin B.Sh., 24 vjeç, banues në Nikël, për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”, si dhe shpalli në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.Sh., 28 vjeç, banues në Nikël.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 5 fitila zjarrëpërcjellës;

• 5 kapsolla detonatorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here