Rrezikuan jetën dhe neutralizuan personin e armatosur në Kavajë/ Meta: Shembuj të tillë frymëzues i duhen mbarë shoqërisë…

0
133

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim në zyrën e tij dy qytetarët që ndaluan përshkallëzimin e një konflikti me armë në qytetin e Kavajës.

Ymer Xhafa dhe Barjam Shala rrezikuan jetën e tyre teksa neutralizuan një agresor që plagosi me armë një shtetas, dhe për Presidentin shembuj të tillë duhet të jenë ata që frymëzojnë shoqërinë tonë.

Postimi i Metës:

Kënaqësi e veçantë të takoja sot dy qytetarë të mrekullueshëm të Kavajës, z.Ymer Xhafa dhe z.Bajram Shala, të cilët dy ditë më parë rrezikuan jetën e tyre për të neutralizuar një shtetas të armatosur në qendër të qytetit, i cili plagosi një shtetas tjetër, ngjarje që mund të kthehej në një tragjedi të madhe.

I falenderova përzemërsisht për aktin e tyre të lartë qytetar, në mbrojtje të jetës, paqes sociale dhe sigurisë publike.

Shembuj të tillë frymëzues i duhen mbarë shoqërisë tonë, për të qëndruar larg konflikteve, dhe për të reaguar kundër dhunës, krimit por dhe indiferencës, që rrezikon jetën, pronën e sigurinë qytetare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here