Prej ditës së hënë kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në SHBA, Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-s, që zhvillon takimin e saj të 74-tërt.
Në këtë takim Rama shoqërohet dhe nga bashkëshortja e tij Linda, me të cilin ndau edhe një foto ditën e djeshme, gjatë takimit të kortezisë me çiftin presidencial Donald dhe Melanie Trump.
Po ashtu nga Shqipëria kanë fluturuar drejt SHBA-ve dhe ministri i jashtëm Gent Cakaj, dhe këshilltari mediatik i Edi Ramës, Endri Fuga, të cilët kanë marrë pjesë po ashtu gjatë punimeve për Asamblenë e OKB-së.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se Rama është akomoduar në një nga hotelet e zonës më të kërkuar në Nju Jork, The Pierre, A Taj Hotel.
Çmimet në këtë hotel për një çift variojnë nga 500 euro deri në 1000 euro, në varësi të cilësisë që kanë dhomat e pronotuara.
Rama fluturoi drejt SHBA-ve menjëherë pas tërmetit që preku vendin ditën e shtunë, duke e parë se ishte më e arsyeshme që ai të vazhdonte vizitën e planifikuar në Nju Jork, pasi me shqiptarët dhe me dëmet që ata kishin pësuar mund të merreshin dhe ministrat e qeverisë së tij.
(E.K/Faxweb.al)