Kaba publikon videon: Të shkallmojmë CENSURËN! Gjermania dje tha “po” me votim dhe “jo” me kushtet!

0
144

Nga Dritan Kaba:

MATERIALI I CENSURUAR I GAZETARIT VLADIMIR LAME.
QEVERISË, ORTAKE TË KRIMIT TË ORGANIZUAR, NUK I HAPEN NEGOCIATAT.
Bëji SHARE, të shkallmojmë CENSURËN!
Pas fjalëve të Soreca-s , e ndjeva veten qytetar i një vendi anëtar i BE. Sa “i lumtur” jam!
Edhe Soreca mu duk fiks si Vllahutin! Nga një burrë me mjekërr dhe me flokë të rëna, mu shndërrua, në një grua simpatike me flokë kaçurrela të kuqe. Lajmet e gëzuara i kanë këto aftësi.
Mirë Soreca, se atë punë ka të gëzohet edhe me gjasme për arsye të punës, karrierës apo ndonjë arsyeje tjetër, që ai e di, por ngazëllimin e politikanëve për votimin e djeshëm në Bundestag nuk e perceptoj dot. Qëndrimin e mashtruesit, të paaftit dhe të papërgjegjshmit Edi Rama e kuptoj. Ai ka katër vite që gënjen shqiptarët edhe veten. Pi shampanjë pa problem për suksese imagjinare, se nga taksat e shqiptarëve i ka. Jep dekorata pa asnjë vlerë, ashtu si etërit e tij. Ka në krahë njëherë një tullac, njëherë një flokëkuqe që gënjejnë pa asnjë turp shqiptarët. Por opozitën nuk e kuptoj të them të vërtetën.
Gjermania dje tha “po” me votim dhe “jo” me kushtet, për hapjen e negociatave. Kushtet janë mëse të drejta. Kjo qeveri dhe ky Kryeministër nuk mund dhe nuk duan t’i realizojnë ato. Çdo vit, që kalon, në vend të pakësoheshin kushtet, ato shtohen. Opozita ka ngurrim ta thotë me zërin e plotë këtë fakt! Kjo qeveri nuk e meriton të jetë pjesëtare e tryezave të BE. Për vendet anëtare të BE, ministrat shqiptarë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar nuk mund të jenë pjesë e tyre në këto tryeza të përbashkëta.
Qëndrimi i Hollandës, Danimarkës, Francës dhe Greqisë është mëse i qartë.
Opozita e di shumë mirë, që Gjermania vendos kushte gjithnjë e më të mëdha, ndërsa vendet, që përmenda më sipër, forcojnë më tej bindjen në “Jo-në”e tyre.
Shqipërisë dhe qeverisë së inkriminuar e të korruptuar nuk i hapen negociatat. Kjo tashmë është mëse e qartë. Por pse opozita nuk i thotë shqiptarëve: Negociatat nuk hapen!
Në videon e mëposhtme gjeni një material të realizuar nga gazetari i mirënjohur Vladimir Lame. Ky material është censuruar si dikur në kohën e komunizmit. Ju ftoj ta shikoni edhe ta dëgjoni. Është një seancë diskutimi në parlamentin holandez.
Një bandë në pushtet nuk mund të pranohet në BE. Këtë të thotë edhe opozita.

-3:01

 

https://www.facebook.com/didkaba/videos/10215077624041831/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here