Kushtet për Shqipërinë/ Tabaku: Diferencimi mes dy vendeve është i qartë, Balla i përfshirë në drogë, krim…

0
145

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka komentuar zhvillimet e djeshme në Bundestagun gjerman ku u votua pro hapjes së negociatave me kushte për Shqipërinë dhe pa kushte për Maqedoninë e Veriut. Ajo është shprhur se, diferencimi mes dy vendeve është i qartë.

E pyetur nga gazetari Bled Marku lidhur me mosprezencën e asnjë personazhi nga qeveria shqiptare, ndryshe nga Maqedonia që përfaqësohej në sallë nga zv/kryeministri Bujar Osmani, Tabaku u shpreh: “Diferencimi i qartë tregon situatën që po përjetohej në Bundestag. Mua do më vinte turp të isha aty e ti dëgjoja. Aferat korruptive në të cilat është përfshirë Taulant Balla, nëse ke kriter drogën, krimin, korrupsionin nuk mund të pranojnë prezencën tënde”.

“Zotit Rama nuk mund ti zihet besë. Për tu siguruar që vullneti politik nuk do të mungojë. Propozimet e PD kanë qenë hapi i parë për kalimin e kësaj situate. Një gjë ka kërkuar zoti Basha: mosndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Mos të ketë asnjë iluzion Rama dhe Balla, janë partitë e djathta ato që po votojnë”, deklaroi Tabaku.

A vazhdon PD të ketë si kusht të sajin kryesor largimin e Ramës dhe zgjedhjet pa të si kryeministër?

“Largimi i Ramës është një kusht që prej shkurtit. Ai do të largohet, duhen zgjedhje të lira e të ndershme”, shtoi ish deputetja demokrate. /Syri.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here