Dy akademikë turq janë ndër 12 të mbijetuarit e rrënimit tragjik në ujërat greke, pranë ishullit Kios, i cili mori jetën e shtatë personave, përfshirë pesë fëmijë.
Sipas mediave turke, njëri prej tyre është Yusuf Deniz, profesor i drejtësisë në Universitetin Selcuk në Turqi.
Ai po shkonte në Greqi për të kërkuar azil politik së bashku me bashkëshorten e tij Arif Yusuf, gjithashtu profesore në Universitetin Mevlana, ishte në bord, së bashku me djalin e tyre 6-vjeçar dhe vajzën 2-vjeçare.
Benedikti Zenbil, Fatma Isik dhe Nazir Isik gjithashtu janë shpëtuar dhe po kërkojnë azil politik në Greqi si dizidentë të regjimit Erdogan.
Sipas autoriteteve greke, më shumë se 4,424 qytetarë turq kanë bërë kërkesë për azil në vendin tonë në vitin 2018.
Tragjedia ndodhi mëngjesin e së premtes, në 27 shtator, kur një anije u mbyt në ujërat e Oinousses.
Anijet portuale dhe Frontex, si dhe helikopterët e forcave ajrore, u mobilizuan menjëherë. Dy të rritur dhe pesë fëmijë humbën jetën.
Ndërkohë u shpëtuan shëndoshë e mirë, duke përfshirë pesë burra, tre gra, tre fëmijë të vegjël nën 6 vjeç dhe një 12-vjeçar.
Shpëtuesit u transportuan në Chios, ndërsa kufomat e viktimave u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Chios “Skylitsio”, ku u raportua për vdekjen e tyre.
Në anije gjendeshin gjithsej 19 persona.
Sipas zyrtarëve të Autoritetit Portual, kushtet e vështira të motit kanë qenë shkaku i treagjedisë.