FOTO/ Gafa e rradhës nga Cakaj!!! Ministri ngatërron eventin ku mori pjesë…

0
185

Ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ditën e djeshme njoftoi se kishte qënë i pranishëm në një drekë tradicionale të A5, Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut.

Por në një njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit dhe të shpërndarë në Facebook-un e Cakajt, ndodhi një gabim, i cili nuk i falet Ministrisë së Jashtme.

Në vend që të ishte shkuar Karta e Adriatikut, në njoftim fjala ishte shkruar “Atlantikut”.

Me një kërkim të thjeshtë në motorin e kërkimit në Google rezulton se karta e Atlantikut është një pakt i nënshkruar mes F.D Rooseveltit dhe Ë. Churchilt (ShBA-së dhe Britanisë), mbi rendin e ri botëror të ardhshëm.

Ndërsa Karta e Adriatikut e cila funksionin prej 15 vitesh është nënshkruar për ruajtjen e frymës euroatlantike në rajon dhe procesin e anëtarësimit të Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe së shpejti Maqedonisë të Veriut.

Shkurt diçka që vërtetë ka lidhje me Shqipërinë dhe që ende ekziston në kohën që jetojmë dhe jo në të shkuarën. Në të ardhmen shpresojmë që edhe Cakaj ta përdorë motorin e kërkimit teksa shkruan deklaratat e tij. Falas është!

(k.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here